Reagon vokalisti i Trojës që këndoi në protestën e VV-së: Grupi është ndarë moti, kërkujt s’i jap llogari për këngët e mia

Mediale Vip

Reagon vokalisti i Trojës që këndoi në protestën e VV-së: Grupi është ndarë moti, kërkujt s’i jap llogari për këngët e mia

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 18:32
Bujar Berisha

Vokalisti i Grupit Troja, Bujar Berisha, ka dalë me një reagim pas lajmërimit publik se grupi ku ai këndonte është ndarë.

Pas lajmërimit që gjatë ditës së sotme kanë bërë rrok grupi Troja, me anë të të cilit kanë lajmëruar publikisht se ata janë ndarë dhe nuk funksionojnë më si grup pas gati 30 vjetësh, vjen edhe reagimi i vokalistit të grupit.

Në atë lajmërim thuhej se ndër arsyet e ndarjes është edhe përfshirja e politikës në grup dhe mos interesimi i tyre për t’u përfshirë në, sipas tyre, ‘ahengjeve’ politike.

Meqë ky lajmërim vjen pak ditë pas pjesëmarrjes së tyre në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, është nënkuptuar se ky kjo pjesëmarrje ka bërë që grupi të dalë me këtë vendim.

Megjithatë, vokalisti i grupit i cili ka qenë pjesë e këtij tubimi, ku ka performuar, thotë se nuk është e vërtetë që grupi është ndarë pas protestës së 12 qershorit.

Më poshtë është postimi i plotë i Berishës:

Te dashur miq, po me duhet te reagoj ketu tek muri im ne lidhje me nje postim te muri i grupit Troja, te cilin pasi e lexova mu duk me shume si shkrim i shkruar nga Buzhala se sa nga ndonje ish antar i grupit!

Me lejoni te bej nje sqarim ne lidhje me ate shkrim ku autori nuk kishte marre guxim ta permend emrin tim!

Nuk eshte e vertete qe grupi Troja u nda pas protestes se 12 Qershorit. E verteta eshte se ka dy vite qe grupi Troja nuk jemi bashke edhe nuk funksionojme si bend per arsye private te antarve te grupit!

Performanca ime ne nje proteste qytetare ku ne pyetje eshte shteti im dhe shteti i femijve te mi, nuk eshte nje ,,aheng" siq e kishte quajtur autori i shkrimit, por nje proteste masive, paqesore, qyetetare, ne nje moment mjaft kritik per te ardhmen e shtetit te Kosoves.Pjesmarrja ime dhe e miqve te mi ku ne nje menyre ishte gjysma e grupit nuk ishte e thirrur ne emer te grupit Troja por ne emrin tim dhe te miqve te mije, te cilet nuk zgjedhen te jene neutral ne kete kohe te cilen po kalojme si shtet e si shoqeri.
Une nuk mund te jem neutral kur eshte ne pyetje demokracia e vendit tim, nuk mund te jem neutral kur eshte ne pyetje e ardhmja e vendit tim, andaj nuk mund te jem neutral as ne kete kohe kur demokracia dhe themelet e shtetit te Kosoves jane vere ne pikepyetje!

Publiku qe na ka percjelle gjate kesaj kohe, gati 30 vjeqare, duhet ta kene parasyshe se kenget te cilat i kam performu ne protesten e 12 Qershorit, jane kenge te cilat i kam shkru me doren time dhe per kete nuk i jap as nuk i kerkoj llogari askujt mbi kete toke, e aq me pak ndonje autori te nje shkrimi te tille!

Per mendimin tim ai shkrim nuk ka asnje qellim tjeter perveq perhapjes se mjegulles dhe zbehjes se vleres se protestes se 12 Qershorit e qe ne thelb duket mire se nga kush eshte i sponsorisuar dhe i perpiluar.

Ju falemnderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat