Këngëtari i njohur shqiptar tregon përse ia ndaloi muzikën të shoqes!

Mediale Vip

Këngëtari i njohur shqiptar tregon përse ia ndaloi muzikën të shoqes!

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 20:53
Sabri Fejzullahu me bashkëshorten

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, u nderua përpara disa ditësh me çmimin “Çelësi i Qytetit” për kontributin e dhënë për 55 vite me radhë në karrierën e  tij. Gjatë kësaj kohe këngëtari ka sjellur hite e projekte të ndryshme, e ndër to ka pasur këngë kushtuar edhe kryeqytetit kosovar, Prishtinës, thonë mediat vendase. Së fundi ai tregoi pak jeta e tij private, duke shpjeguar përse ia kishte ndaluar muzikën bashkëshortes.

Këngëtari e tha hapur se e shoqja ishte e apasionuar pas muzikës, por xhelozia e tij nuk e kishte lejuar të vazhdonte më tej.

“ Ia ndalova sot e kësaj dite dicka që e ka pasur të dashur në jetë. S`ka më keq se t`I ndryshosh dikujt ndjenjën, dhe sa herë e përmend, i mbushen sytë me lot. Por çfarë të bësh, xhelozia. Ia ndalova se ishte shumë e bukur, dhe vazhdon të jetë akoma. Po ma merrte dikush tjetër”, u shpreh ai me sinqeritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat