Leonora Jakupi në ditën e çlirimit të Skënderajt: Urime qyteti im i zemrës

Mediale Vip

Leonora Jakupi në ditën e çlirimit të Skënderajt: Urime qyteti im i zemrës

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:47
Leonora Jakupi

Ditën e sotme (e enjte) shënohet dita e çlirimit të Komunës së Skënderajt.

Me këtë rast, një reagim për këtë ditë të rëndësishme të vendit të saj e ka bërë edhe këngëtarja e mirënjohur, Leonora Jakupi.

Ajo ka hedhur një postim në InstaStory, me anë të të cilit uron qytetin ku është lindur dhe ku jeton aktualisht.

Image

“Urime dita e çlirimit qyteti im i zemrës, Skënderaj”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, këngëtarja vetëm pak javë më parë ka mbajtur një koncert në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj për të argëtuar fansat e saj në mes të pandemisë së coronavirusit.

Ajo interpretoi disa nga hitet më të njohura me të cilat ka rrëmbyer vëmendje të madhe përgjatë këtyre viteve të shumta në skenë.

Leonora ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, që pas atij “A m’ke harru” të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat