Sinan Vllasaliu fillon mbrëmjet muzikore, i bashkangjitet Tayna - Bota Sot
Sinan Vllasaliu fillon mbrëmjet muzikore, i bashkangjitet Tayna

Mediale Vip

Sinan Vllasaliu fillon mbrëmjet muzikore, i bashkangjitet Tayna

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:50
Sinan Vllasaliu, Tayna

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për lejimin e mbajtjes së mbrëmjeve muzikore apo ahengjeve të ndryshme.

Por, pavarësisht kësaj një pjesë e vogël e artistëve kanë filluar të mbajnë mbrëmjet muzikore, pa respketuar masat e vendosura nga Qeveria.

E kështu ka vendosur edhe Sinan Vllasaliu, që pavarësisht se do jetë një festë private, do jetë ai i cili do argëtojë të pranishmit me muzikën e tij.

Madje, krahas Sinan Vllasaliut, në këtë festë do jetë e pranishme edhe Tayna, por si e ftuar speciale.

Ndërsa, sonte një mbrëmje muzikore do ta mbajë edhe Ermal Fejzullahu, ku pronarët e lokalit do të performojë kanë treguar se janë marrë të gjitha masat, duke filluar nga dezinfektimi i lokalit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat