"Do të vras prostitutë, ke fëlliqur rininë shqiptare" - Kri Gorasi kërcënohet me jetë!

Mediale Vip

"Do të vras prostitutë, ke fëlliqur rininë shqiptare" - Kri Gorasi kërcënohet me jetë!

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:02
Kri Gorasi

Kri Gorasi e cila u bë e njohur tek "Aventurierët" ka qenë e ftuar këtë të enjte në "Mes Yjesh".

Gazetari e ka pyetur Krinë se çfarë mesazhesh merr ajo në llogarinë e saj në Instagram dhe për kërcënimet online, për të cilat Kri Gorasi u shpreh:

"Më kanë thënë që do më vrasin, do më rrahin sepse sipas tyre kam fëlliqur rininë shqiptare, sepse sipas atyre vajzat që kërcejnë twerk janë prostituta."

Më tej, gazetari Sharka e pyet me humor Krinë se duke marrë parasysh mentalitetin shqiptar, dhe bëmat e saj tek "Aventurierët", nëse një ditë do martohet.

Kri me qetësinë që e karakterizon, tha se momentalisht nuk e ka mendjen tek martesa por që një ditë do martohet, brenda ose jashtë Shqipërisë, por do të martohet ama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat