Rihanna habit në të brendshme të verdha, shfaq format për koleksionin Fenty - Bota Sot
Rihanna habit në të brendshme të verdha, shfaq format për koleksionin Fenty

Mediale Vip

Rihanna habit në të brendshme të verdha, shfaq format për koleksionin Fenty

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 19:30
Rihanna

Rihanna ka lënë sërish pa fjalë fansat në një palë të brendshme të verdha teksa ka shfaqur format e pabesueshme për koleksionin e saj të fundit të veshjeve, Fenty.

Ish-ylli i popit ka punuar për linjën e re gjatë karantinës së koronavirusit, ndërsa postoi pamjet e asaj që quante Savage Fenty duke komentuar: “Krijimi i një linje të re gjatë Quarantina kishte nevojë për kreativitet serioz të tipit Savage, si dhe mbështetje morale nga @adamselman.”

Ndërsa në foton e të pasmeve me të brendshme të verdha ajo komentonte: “Thyej internetin, @badgalriri.”

Rihanna raportohet se ka nisur të takohet së fundmi me yllin anglez të rrokut Noel Gallagher i grupit Oasis.

Por në një intervistë Noel tha: “Do të dëshiroja shumë por nuk është e vërtetë”.

Ai është i martuar me publicisten Sara MacDonald prej vitit 2011.

Më herët Rihanna thuhej se dilte me reperin A$AP Rocky pas ndarjes nga Hassan Jameel në janar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat