Babai i Adrolës e ka pasur të vështirë divorcin e saj: Edhe 10 burra të marrësh nuk të vij më në dasmë

Mediale Vip

Babai i Adrolës e ka pasur të vështirë divorcin e saj: Edhe 10 burra të marrësh nuk të vij më në dasmë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 21:07
Adrola Dushi

Adrola Dushi vite më parë i dha fund martesës me të atin e Troit.

Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, dhe një personazh shumë i komentuar edhe në mediat rozë.

Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj personale, për ndarjen nga ish bashkëshorti dhe një martesë potenciale në të ardhmen.

Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin nga partneri, madje edhe sot e kanë të vështirë ta pranojnë.

E pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin vajzën të veshur sërish me fustanin e bardhë, ajo u përgjigj.

“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi: ‘Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë!’ Domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë“, ishte përgjigjur Adrola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat