Babai i Adrolës i prerë: “10 burra po more, nuk vij më kurrë në dasëm”!

Mediale Vip

Babai i Adrolës i prerë: “10 burra po more, nuk vij më kurrë në dasëm”!

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 08:13
Adrola Dushi, Adis Patushi

Adrola Dushi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ me Dojna Memën ku rrëfeu se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin e modeles nga partneri, madje duket se ende nuk e kanë kapërcyer edhe sot e kësaj dite.

Dojna deshi të dinte nëse prindërit e saj kanë dëshirë ta shohin sërish me fustanin e bardhë, dhe Adrola u përgjigj me sinqeritet.

“Nuk di ça të them, të betohem!Më ka thënë babi: edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë, domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”- u shpreh ajo duke qeshur.

Ish-Miss Shqipëria dhe ish- bashkëshorti i saj Adis Patushi u ndanë pas disa konflikteve e mosmarrëveshjeve, dhe pas kësaj Adrola me djalin u larguan në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat