Ansel Elgort mohon pretendimet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare

Mediale Vip

Ansel Elgort mohon pretendimet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 19:02
Ansel Elgort

Aktori Ansel Elgort, 26 vjeç, mohon të ketë sulmuar seksualisht një vajzë sa ishte e mitur.

Ansel Elgort postoi një përgjigje të shkurtër të Shtunën në pretendimet se sulmoi seksualisht një vajzë 17-vjeçare.

Ylli 26-vjeçar i ‘Baby driver’ pretendoi se marrëdhënia e tij ishte ‘legale dhe tërësisht konsensuale’ në një mesazh të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Të Premten, një përdorues në Twitter e quajtur Gabby pretendoi se aktori e sulmoi seksualisht atë në vitin 2014 dhe e la atë të zhytur në dhembje, megjithëse llogaria u fshi më vonë.

Elgort harxhoi pak kohë në mohimin e pretendimeve.

“Unë nuk mund të pretendoj të kuptoj ndjenjat e Gabby por përshkrimi i saj i ngjarjeve nuk është  ajo që ka ndodhur. Unë kurrë nuk kam sulmuar dhe kurrë nuk do të sulmoja njeri”, vazhdoi ai.

Aktori i ‘west Side Story’ konfirmoi se ai kishte një lidhje me Gabby në vitin 2014 ndërsa ishte në New York kur ishte 20 vjeç, por ai e përshkroi atë si një marrëdhënie të shkurtër, ligjore dhe krejtësisht konsensuale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat