Gjiko si përherë i veçantë, vjen me ‘freestyle’ në Gjoni Black

Mediale Vip

Gjiko si përherë i veçantë, vjen me ‘freestyle’ në Gjoni Black

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 22:33
Gjiko

Rep-artisti Adren Gjikolli, i njohur ndryshe si Gjiko, njihet për veçantinë dhe energjinë pozitive që përçon përmes këngëve të tij.

Ai vazhdon të tregojë talentin e tij edhe në shkrimin e teksteve, ku shpesh edhe vjen me ‘freestyle’ të papritur.

Kjo vjen, pasi ai gjithmonë tregon vetëbesim në skenë, për të cilën edhe komentohet në masë të madhe nga fansat.

Si përherë, reperi nuk ka zhgënjyer fansat e tij, pa marrë parasysh se një gjë e tillë është e vështirë për tu bërë, pasi nuk ka përgatitje paraprake të tekstit.

Në po të njëjtën paraqitje, ai ka dhënë detaje shtesë për këngën “Xhiro”, e cila do të lansohet javën e ardhshme.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat