“Oj Kosovë oj lapericë”, Bim Bimma reagon pas emërimit të Driton Bardhecit si zv/ministër i Arsimit

Mediale Vip

“Oj Kosovë oj lapericë”, Bim Bimma reagon pas emërimit të Driton Bardhecit si zv/ministër i Arsimit

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:14
Bim Bimma

Bim Bimma ka reaguar ashpër për emërimin e fundit në Qeverinë Hoti.

Driton Bardheci nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është emëruar dje si zëvendësministër i Arsimit në Qeverinë Hoti, shkruan lajmi.net.

Punësimi i tij në këtë post, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi del se ai nuk i ka të përfunduara studimet.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe reperi i njohur Bim Bimma, i cili Bardhecin e quan zëvendësministër të ‘paarsimit’ dhe ‘fantashkencës’.

“Zv.Minister i (pa) Arsimit dhe (fanta) Shkences! Oooj Kosovë oj lapericë”, shkruan reperi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat