Majk, i gatshëm për t’i filluar koncertet

Mediale Vip

Majk, i gatshëm për t’i filluar koncertet

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:18
Majk

Majk është gati për t’i nisur mbrëmjet muzikore.

Majk si shumë prej artistëve të tjerë tash e një kohë kanë pezulluar planet për koncerte për shkak të pandemisë, shkruan lajmi.net.

Por, tashmë ata po bëhen gati për t’iu rikthyer mbrëmjeve muzikore, e kjo pritet të ndodhë nga 1 korriku.

Me anë të një postimi, reperi Majk kujton një nga koncertet që ka mbajtur para pandemisë dhe thotë se është gati për to.

“Ka kaluar kohë e gjatë, më mungoni shumë. Kush o gati me kcy edhe me pi????”, janë fjalët e reperit.

Kujtojmë se Majk pritet që së shpejti të sjell dy duete, njërin me Getoar Selimin dhe tjetrin me Ledri Vulën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat