Ledina Çelo vjen në Prishtinë për këngën e re

Mediale Vip

Ledina Çelo vjen në Prishtinë për këngën e re

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:09
Ledina Çelo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, jeton prej më shumë se 10 vitesh në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Çdo vit ajo viziton familjen e saj në Shqipëri dhe atë të burrit në Kosovë.

Kësaj here duket të jetë bërë një tjetër sebep i veçantë që e ka sjell në Kosovë këngëtaren e njohur.

Ajo ka vendosur që pas kaq vitesh të rikthehet me një projekt të ri muzikor, të cilin është duke e realizuar me disa producentë kosovarë.

Këtë e bëri të ditur fillimisht përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku tregonte se ndodhej në Prishtinë.

Më pas, ajo ndau edhe një tjetër fotografi me ndjekësit, ku shfaqet ekranin e regjistrimit të zërit me ç’rast bëri të ditur se ka nisur punën për këngën e re.

Image

Ledina Çelo shquhet si njëra ndër artistet shqiptare me potencën më të madhe vokale, e cila është interpretuese e disa këngëve hit dhe baladave të fuqishme në diskografinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat