U tha se është në lidhje me Brad Pitt, Alia Shawkat tregon të vërtetën

Mediale Vip

U tha se është në lidhje me Brad Pitt, Alia Shawkat tregon të vërtetën

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 23:36
Brad Pitt, Alia Shawkat

Alia Shawkat më në fund iu drejtua thashethemeve për romancën me Brad Pitt.

Aktorja 31-vjeçare ishte parë së pari me Brad, 56 vjeç, kur morri pjesë në një ngjarje të ekspozitës arti në nëntor 2019 dhe më pas fansat zbuluan se ata kanë qenë së bashku disa herë edhe në të kaluarën..

“Ne nuk jemi në lidhje, ne jemi thjesht miq,” tha Shawkat, 31 vjeçare, për Vulture në një intervistë të re të botuar të premten.

Miqtë e Alia ishin po aq kuriozë sa dhe adhuruesit për atë që po ndodhte. Ajo tha, “Të gjithë miqtë e mi ishin si “çfarë po ndodh? ” dhe duke më dërguar foto. Unë thjesht u ndjeva e mbingarkuar nga kjo.

“Unë kam dalur në shtyp, por jo për dicka që është e vërtetë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat