Gati të bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës së moderatores Arbana Osmani

Mediale Vip

Gati të bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës së moderatores Arbana Osmani

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:45
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani ka dhënë lajmin e bukur disa ditë më parë përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj, Eduart Grishaj.

Moderatorja zbuloi se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, por kurioziteti i fansave tashmë është në lidhje me gjininë e fëmijës.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, është zbuluar dhe gjinia e foshnjës që moderatorja do të sjellë në jetë dhe kjo nëpërmjet dhuratave që Arbana mori nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur.” Ata i kanë blerë rroba ngjyrë blu për bebushin, duke zbuluar kështu se Eduarti dhe Arbana do të bëhen së shpejti prindër të një djali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat