U tha se janë bashkë, ‘e dashura’ e Brad Pitt reagon pas thashethemeve për një lidhje mes tyre - Bota Sot
U tha se janë bashkë, ‘e dashura’ e Brad Pitt reagon pas thashethemeve për një lidhje mes tyre

Mediale Vip

U tha se janë bashkë, ‘e dashura’ e Brad Pitt reagon pas thashethemeve për një lidhje mes tyre

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:27
Brad Pitt

E dashura e përfolur e Brad Pitt, Alia Shawkat, ka reaguar ndaj thashethemeve që takohet me yllin e Hollivudit, Brad Pitt.

Alia dhe Brad janë parë bashkë së pari në një ekspozitë arti në nëntor 2019. Ata janë parë edhe shumë herë të tjera që nga ajo kohë dhe jetojnë vetëm 10 minuta larg njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, Alia, 31 vjeç, ka konfirmuar për herë të parë se pavarësisht afërsisë së tyre, ajo dhe 55-vjeçari kanë një marrëdhënie thjesht platonike.

“Ne nuk po dalim me njëri-tjetrin, jemi thjesht miq,”- i tha ajo Vulture.

Alia tha se edhe miqtë e saj të ngushtë e kishin pyetur se çfarë po ndodh me të vërtetë me Brad.

“Unë thjesht jam ndjerë e mbingarkuar. Është sikur je lakuriq në shkollë dhe thua‘ Oh Zot, të gjithë më shikojnë mua,’”- shpjegoi ajo.

Ndërkohë, Brad është divorcuar me Angelina Jolie në shtator 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat