“Mbi 2 mijë orë punë dore”, stilistja shqiptare rrëfehet: Fustani i dasmës së Marina Vjollcës…

Mediale Vip

“Mbi 2 mijë orë punë dore”, stilistja shqiptare rrëfehet: Fustani i dasmës së Marina Vjollcës…

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:59
Marina Vjollca, Ghetto Geasy

Blerina Kllokoqi Rugova është stilistja e njohur nga Kosova, e cila njihet për stilin e saj të veçantë. Mëngjesin e sotëm ajo ishte në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ku ka folur rreth personazhe të njohur që ajo vesh dhe ato që ajo ka dëshirë që të vishte.

Madje Blerina rrëfeu edhe për fustanin e dasmës së moderatores së njohur, Marina Vjollca. Për fustanin e saj, stilistja ka punuar mbi 2 mijë orë punë dore dhe ka pasur kohë të kufizuar për ta mbaruar, rreth 10 ditë.

Mëngjesin e sotëm në “Wake UP” në një lidhje ishte stilistja nga Kosova, Blerina Kllokoqi Rugova e cila njihet për stilin e veçantë. Ajo rrëfeu se për fustanin e dasmës së Marina Vjollcës ka punuar mbi 2 mijë orë punë dore dhe ka pasur kohë të kufizuar për ta mbaruar, rreth 10 ditë.

Ndër të tjera theksoi: “Fustani i dasmës së Princeshës Elia Zaharia është një ndër veshjet më të bukura në botë, madje edhe mbretëresha e Spanjës e ka përgëzuar për look-un”. Blerina tregoi se ka veshur që nga princeshat deri te veshjet ekstravagante…

Ndërkohë Blerina u shpreh se personazhi që do dëshironte të vishte është pikërsht Jennifer Lopez. Ajo rrëfeu se duke qenë se beli dhe supi janë karakteristikë e brandit të saj, kujt më mirë se JLO do t’i shkonte për shtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat