Ky detaj nxit thashetheme për fejesë mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Mediale Vip

Ky detaj nxit thashetheme për fejesë mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:08
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian nxiti thashetheme për fejesë me ish-partnerin.

Khloe Kardashian festoi ditëlindjen e 36-të bashkë me shoqëri dhe familje, gjatë fundjavës.

Por, fansat me sy shqiponje vunë re një unazë në fotot që i ndau nga festa për ditëlindjen e saj, të cilat shkaktuan shumë debat.

Ylli i reality-shout shihej teksa po mbante një unazë diamanti në gishtin e fejesës, duke çuar në spekulime për një fejesë të mundshme me Tristan Thompson.

Një nga 115 milionë ndjekësit e saj komentoi “A mund të flasim për atë unazë në gishtin e fejesës të lutem?”

Unaza e Khloe ishte parë në foton e saj me vëllanë Rob Kardashian dhe motrën Kylie Jenner.

Një tjetër komentues ka shkruar “Ne do të pretendojmë se nuk e shohim atë unazë në gishtin e saj”. Dyshja nxitën thashetheme për ribashkim pasi kanë qëndruar të vetkarantinuar bashkë gjatë pandemisë COVID-19./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat