Rihanna kujton gjyshen e ndjerë: Na mungon çdo vit

Mediale Vip

Rihanna kujton gjyshen e ndjerë: Na mungon çdo vit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:16
Rihanna

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka publikuar një fotografi të gjyshes së saj, Calara Brathwaite, që ndërroi jetë tetë vite më parë.

Një postim të tillë e ka bërë në rrjetin social Instagram, ndërsa përpos mesazhit, ndau edhe një fotografi të të ndjerës, shkruan Daily Mail.

“Tetë vite. Na mungon çdo ditë, dhe Bravo ende flet se si të takoi për herë të parë sa herë që e shoh”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

E ndjera, Clara kishte pozuar në fotografi të formatit bardh e zi, me një buzëqeshje të mprehur.

Ndërkaq, Rihanna është duke e bërë gjyshen e saj krenare me suksesin e tetë albume dhe biznesin e saj të produkteve të bukurisë. /Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat