Modelja e njohur bën thirrje për bartje të maskave në publik

Mediale Vip

Modelja e njohur bën thirrje për bartje të maskave në publik

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:45
Hailey Bieber

Hailey ka një lutje të sinqertë për të gjithë.

Hailey Bieber është një nga shumë të famshëm që vazhdimisht po bëjnë thirrje për mbrojtje nga COVID-19.

Modelja, së fundi postoi një fotografi, në të cilën u shfaq në veturë me maskë në fytyrë dhe bën thirrje që të gjithë t’i vendosin ato në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe të tjerët.

“Ju lutem mbajeni maskën edhe nëse kishit COVID. Ndaloni të dilni jashtë pa maskë. Ju lutem keni konsideratë për të tjerët që po përpiqen të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të sigurt dhe mbajeni veten të shëndetshëm dhe të sigurt”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Hailey Bieber së fundi ka pushuar në bregdet bashkë me shoqëri, mes tyre ishte edhe modelja Bella Hadid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat