Tolgahan i bën super dhuratë Almedës, shpenzon shumë të majme

Mediale Vip

Tolgahan i bën super dhuratë Almedës, shpenzon shumë të majme

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:14
Almeda dhe Tolgahan

Në rrjete sociale, Almeda dhe Tolgahan ndajnë vazhdimisht momente të ëmbla me njëri-tjetrin, duke treguar se në kaq vite bashkë, ndjenjat kanë mbetur të njëjtat.

Çifti janë shumë të lumtur në martesën e tyre dhe janë prindër të një djali me emrin Efehan.

Së fundmi Tolga ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke për blerjen e tij më të re.

 Sipas portaleve turke, aktori ka shpenzuar 3 milion lira turke për dy makina.

Tolga ka blerë modelin e fundit të një makine xhip, që kushton 1 milion e 700 mijë lira turke dhe i ka bërë dhuratë të njëjtin model makine edhe Almedës.

Makina e re e Almedës kushton 1 milion e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre ETA (Efehan, Tolgahan, Almeda). 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat