Kylie Jenner dhe CR7 ‘bien’ nga froni, ja kush është mi i paguari në Instagram

Mediale Vip

Kylie Jenner dhe CR7 ‘bien’ nga froni, ja kush është mi i paguari në Instagram

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:18
Kylie Jenner dhe CR7

“Fronin” si personi që fiton më shumë të ardhura nga Instagrami e ka marrë Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”.

Në listën e Hopper HQ rezulton se ai është i vetmi që fiton 1 milion dollar për një postim, rritje me 15% nga viti i kaluar.

Dwayne Johnson ishte aktori me pagesën më të lartë në Hollywood dhe tani shtohet një tjetër titull që sjell të ardhura të mira në llogarinë e tij.

Johnson ka punuar fort për të marrë pushtetin e Instagramit pasi ka publikuar foto të ushqimeve dhe të trupit plot muskuj.

Në vendin e dytë e mban Kylie Jenner që fiton 986 mijë dollarë për post, të tretin Cristiano Ronaldo me 889 mijë dollarë.

Kim Kardashian mban vendin e katërt me 858 mijë dollarë për post dhe top pesëshen më të paguar nga rrjeti social e plotëson Ariana Grande me 853 mijë dollarë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat