Tensionohet situata, Johny Depp shkel urdhrin e gjykatës pas akuzave se ka marrë lëndë narkotike

Mediale Vip

Tensionohet situata, Johny Depp shkel urdhrin e gjykatës pas akuzave se ka marrë lëndë narkotike

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:47
Amber Heard, Johnny Depp

Sipas avokatëve të “The Sun”, Johnny Depp është duke e shkelur urdhrin e gjykatës, pasi po refuzon zbulimin e mesazheve, të cilat vërtetojnë se ai po përpiqej të merrte drogë.

Aktori 57-vjeçar ka hedhur në gjyq gazetat e “News Group” (NGN) mbi një artikull të botuar nga “The Sun” në prill 2018-s, ku e quanin ‘rrahës gruaje’.

Gazeta pretendonte se Depp ishte i dhunshëm dhe abuziv gjatë martesës me Amber Heard, pretendime të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.

Në një seancë paraprake javën e kaluar, avokatët e “The Sun” paraqitën ‘tekstet e drogës në Australi’- mesazhe midis Depp dhe ndihmësit të tij Nathan Holmes, ku Depp kishte provuar të blinte ‘MD MDMA’ dhe narkotikë të tjerë gjatë pushimeve në Australi me Amber Heard në vitin 2018.

Gjykatësi tha se këto mesazhe ishin të pafavorshme për Depp.

Sidoqoftë, gjykatësi mori parasysh kërkesën e ekipit të avokatëve të Depp për “lehtësim nga sanksionet”, e cila, nëse do të jetë e suksesshme, do të bëjë që gjyqi të vazhdojë pavarësisht shkeljes së aktorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat