Ardian Bujupi paralajmëron këngën e radhës dhe tregon se është bashkëpunim - Bota Sot
Ardian Bujupi paralajmëron këngën e radhës dhe tregon se është bashkëpunim

Mediale Vip

Ardian Bujupi paralajmëron këngën e radhës dhe tregon se është bashkëpunim

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:41
Ardian Bujupi

Artisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtari ka treguar se edhe projekti i radhës do jetë një bashkëpunim.

Megjithatë, krijuesi i hitit “Andiamo” nuk ka zbuluar emrin e këngëtarit/es duke lënë surprizë për fansat e tij.

“Kënga e re me…”, ka shkruar Bujupi në postimin e ndarë me 470 mijë ndjekësit që numëron në llogarinë zyrtare, Instagram.

Kjo vjen pas projektit “Modela”, të cilin e solli mes pandemisë së coronavirusit më saktësisht më 21 maj.

Besohet se edhe kjo këngë e artistit të njohur do të pritet mirë, marrë parasysh fansat e Ardianit edhe në trojet shqiptare.

Bujupi ndryshe prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, por mban koncerte të shumta dhe vjen mjaft shpesh në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat