Blero: Kosova pa mërgatë është si peshku pa ujë, tash lypni ‘shacat’

Mediale Vip

Blero: Kosova pa mërgatë është si peshku pa ujë, tash lypni ‘shacat’

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:34
Blero

Për shkak të virusit Covid-19 shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës nuk po mund të vijnë në vendlindje.

Mungesën e tyre e ka ndier edhe këngëtari Blero pasi gjatë një shëtitje në Prishtinë me vajzën e tij e ka vënë re se kryeqyteti ishte i zbrazët.

Madje Blero thekson se kjo po ndodh për shkak të paragjykimeve që gjithmonë kanë qenë prezente.

Ai thekson se gjërat pasi ti humbet ua din vlerën.

“Sot dola me çikën pak në qytetin tonë të dashtun, Prishtinë dhe definitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgat! Dmth 1 korrik dhe ska shenj jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!!! Na kemi faj sepse nuk ju kemi përbajt rregullave. Tash urdhroni vllazni e motra një verë pa mërgat. Pa koment”, u shpreh Blero.

“Në fakt mirë na u ka bo se “thojshim” qe shaci…- Po shaci tka bo shpi o shiptar- tash lypni shacat. P.s në momentin kur e humb ja din vlerën. Kurr mos paragjyko”, ka përfunduar këngëtari.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat