U tha se preku një aktore në vendet intime/ Fituesi i Oskarit dëmshpërblehet 2 milionë dollarë

Mediale Vip

U tha se preku një aktore në vendet intime/ Fituesi i Oskarit dëmshpërblehet 2 milionë dollarë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:24
Ylli i Hollivudit, Geoffrey Rush

Ylli i Hollivudit, Geoffrey Rush, ka fituar një dëmshpërblim shumë miliona dollarësh, pasi një apel ndaj një gazete në pronësinë e Rupert Murdok për shpifje, u rrëzua nga një gjykatë australiane.

Fituesi i çmimit Oskar do të marrë tani 2 milionë dollarë amerikanë dëmshpërblim për fitimet e humbura dhe kompensim, pasi gjykata rrëzoi apelin që kërkonte reduktimin e kostos dhe rigjykim të rastit. Vendimi, kundër kompanisë së Murdok, është më i fundit në një betejë të gjatë ligjore mes Rush dhe “Daily Telegraph”, që e kishte akuzuar aktorin për sjellje të papërshtatshme seksuale kundrejt pjesëtareve femra të kastit.

Në një artikull në faqen e saj kryesore, të botuar në 2017, “Daily Telegraph” shkruante se Rush kishte prekur në vende intime një bashkëaktore femër gjatë vënies në skenë të “Mbretit Lear”.

Një gjykatës në Sidnei e cilësoi përmbajtjen si të papërgjegjshme. Mediat lokale thanë se shuma që i është dhënë Rush është më e madhja e paguar ndonjëherë ndaj një individi në Australi, vend ky që ka ligje strikte kundër shpifjes. Rush fitoi çmimin Oskar në 1997-ën për rolin e tij në filmin “Shine” dhe është një nga të paktët yje që ka fituar një “Golden Globe”, një “Emmy” dhe një çmim “Tony”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat