Çfarë ka ndodhur me fermën ku jetoi Michael Jackson 11 vjet pas vdekjes së tij? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur me fermën ku jetoi Michael Jackson 11 vjet pas vdekjes së tij?

Mediale Vip

Çfarë ka ndodhur me fermën ku jetoi Michael Jackson 11 vjet pas vdekjes së tij?

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:38
Michael Jackson

Ferma “Neverland” e Michael Jackson është lënë të kalbet që kur ai vdiq.

Pasuritë e paluajtshme të legjendës së muzikës pop janë lënë pas dore që nga akuzat kundër tij për abuzim me të mitur.

Hera e fundit që legjenda e popit u pa brenda rezidencës së tij, ishte më 25 qershor 2009, pikërisht në ditën e vdekjes.

Në atë kohë, Jackson u gjet paa ndjenja nga mjeku i tij Conrad Murray në dhomën e gjumit.

Ish-kardiologu Conrad u dënua më vonë për vrasje, sepse i dha Jackson-it droga të forta që e vranë në moshën 50-vjeçare.

Akuzuesit e tij, Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 40 vjeç, pretendojnë se rezidenca kishte dhoma të fshehura ku ndodhte abuzimi,  kishte sisteme alarmi dhe thënie pornografie.

Më vonë, këngëtari u akuzua për ngacmim të fëmijëve, pasi pretendohej se ai u ofronte alkool dhe më pas i rrëmbente.

Pas arrestimit, policia kontrolloi fermën, duke e detyruar Jackson të dilte jashtë mbi 5 herë.

Sidoqoftë, Michael u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat dy vjet më vonë.

Brian Oxman, ish-avokati i Michael, zbuloi se si bastisja e fermës në 2003 ndikoi te këngëtari kur dolën pamjet e bastisjes.

Z. Oxman pretendon se ylli u ul në tryezën e tij dhe bërtiti. Ai pretendon se Michael kurrë nuk u kthye në dhomën e gjumit.

Sipas raportimeve, Michael nuk u largua nga “Neverland” deri kur vdiq.

Ylli i popit u kthye në shtëpi pas kërkimeve të policisë dhe u shoqërua nga Dr. Murray dhe fëmijët, të cilët ishin të vetmit që u lejuan në shtëpi.

Michael menjëherë filloi të ankohej për lodhjen dhe i duhej të flinte.

Gjatë gjithë natës, Michael konsumoi një sërë ilaçesh që kishin për qëllim ta ndihmonin të flinte, thanë zyrtarët më vonë.

Është pohuar në gjykatë që Dr. Murray i dha ilaçe të forta që çuan në mbidozën fatale.

Ai më vonë u dërgua me urgjencë në spital në Los Angeles, por pësoi arrest kardiak dhe nuk mbushej me frymë, prandaj përpjekjet për ta ringjallur ishin të pasuksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat