Remzia dhe Nexhati po vijnë me këngë të re, sjellin disa sekuenca

Mediale Vip

Remzia dhe Nexhati po vijnë me këngë të re, sjellin disa sekuenca

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 21:41
Remzie dhe Nexhat Osmani

Remzia dhe Nexhati e kanë gati këngën e re.

Remzie dhe Nexhat Osmani kanë bashkuar sërish forcat për një projekt muzikor, i cili do të publikohet nesër (4 korrik).

Kënga e re e dyshes së njohur mban titull “O sa mirë”, është ritmike dhe vjen e vizualizuar edhe me videoklip.

“Neser ne ora 17:00 kenga jone me e re . Remzie & Nexhat Osmani – O sa mire”, ka shkruar Remzia, duke e etiketuar Nexhatin.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Remzie Osmani titullohet “Lezet”, të cilin e solli në bashkëpunim me Fifin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat