Një tjetër gaforre feston sot! Me shampanjë dhe në një vend misterioz, ja si e priti Era Istrefi ditëlindjen - Bota Sot
Një tjetër gaforre feston sot! Me shampanjë dhe në një vend misterioz, ja si e priti Era Istrefi ditëlindjen

Mediale Vip

Një tjetër gaforre feston sot! Me shampanjë dhe në një vend misterioz, ja si e priti Era Istrefi ditëlindjen

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 07:17
Era Istrefi

Që në showbiz-in shqiptar ka shumë “gaforre” kjo tashmë dihet.

Pasi Ghetto Geasy dhe Butrint Imerit festuan ditëlindjen ditën e djeshme, më 3 korrik, sot pasi ora shënoi 00:00 një tjetër artiste ka ditëlindjen.

Këngëtarja e dashur Era Istrefi feston sot 26 vjetori, pasi ajo ka lindur më 4 korrik 1994.

Ka qenë vetë autorja e hitit “Bonbon” që ka shpërndarë disa video në Instastory, ku tregon se ka pritur ditëlindjen e saj në shoqërinë e njerëzve të afërt, duke hapur një shampanjë, teksa në sfond dëgjohet muzika.

Happy birthday to me”- ka shkruar ajo.

Jemi shumë të sigurtë se festa do vijojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe mezi po presi  të shohim pamjet dhe dhuratat.

Këngëtarja na ka munguar me projektet e saj të reja dhe shpresojmë që të ketë rezervuar edhe ajo ndonjë surprizë këtë verë.

Në fakt, me lirimin e lëvizjes dhe hapjen e kufijve, këngëtarja ka gjetur mundësinë të udhëtojë jashtë Shqipërisë drejt një destinacioni të cilin nuk e ka zbuluar.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga avioni, ku shfaqet me look-un e ri me flokët bjond.

Fansat mendojnë se Era diçka kurdis, teksa projekti i fundit i këngëtares erdhi tre muaj më parë, në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash, i titulluar “No maybes”.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat