Me fjalët më të ëmbla, Olta Gixhari tregoi se kur do të bëhët nënë - Bota Sot
Me fjalët më të ëmbla, Olta Gixhari tregoi se kur do të bëhët nënë

Mediale Vip

Me fjalët më të ëmbla, Olta Gixhari tregoi se kur do të bëhët nënë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:38
Olta Gixhari

Në muajin maj Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.

Megjithatë, bukuroshja preferon të vazhdojë ta mbajë të fshehtë portretin e babait të fëmijës së saj, teksa në rrjete sociale nuk mungojnë tashmë fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur.

Image

Dhe ditën e djeshme aktorja ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku na ka zbuluar se ndodhet në muajin e 8 të shtatzënisë dhe tashmë pritjes së ëmbë po i vjen fundi.

'#32weekspregnant dhe keto jane pushimet tona te fundit cift  per pak jave kryevepra jone do te na ndryshoj jeten, dhe ne mezi po e presim, ka shkuar Olta krahas fotos.

Image

Ndryshimet në trupin e aktores janë tashmë mëse të dukshme dhe barku i saj vazhdon të rritet dita-ditës

Këto ditë, Olta ka shijuar pushimet në plazhet e Spanjës dhe në Instagram nuk kanë munguar fotot nga vendet e bukura.

Aktorja ka rrëfyer më herët se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe ndihet e bekuar me dhuratën më të çmuar që i ka dhënë Zoti.

Image

Megjithëse flet shpesh për shtatzëninë dhe përgatitjet e shumta, Olta ende nuk ka ndërmend ta zbulojë gjininë e bebushit dhe duket se do të na lërë kuriozë edhe për disa kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat