Mozzik mban orë me vlerë prej 30 mijë euro në klipin e fundit

Mediale Vip

Mozzik mban orë me vlerë prej 30 mijë euro në klipin e fundit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:48
Mozzik

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Mozzik njihet kohët e fundit për luksin që po bën në jetën e tij.

Që nga veshjet, stili i jetesës e deri tek makinat, reperi duket se shpenzon një shumë të konsiderueshme parash.

Kështu të paktën duket edhe në një paraqitje të fundit, saktësisht në klipin e këngës “PP”, që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Kida.

Sipas Shqipe.closet, Mozzik është parë duke mbajtur një orë të markës ‘Rolex’, vlera e të cilës arrin 29.350 euro.

Ndër të tjera, ai ka shpenzuar 210 euro në një bluzë të bardhë, ndërsa në një palë syze të firmë ‘Rayban’ reperi ka shpenzuar 131 euro.

Vlen të theksohet se klipi në të cilin ai është shfaqur me Kidën ka rezultuar mjaft i pëlqyer, ku edhe kënga për një kohë të shkurtër ka arritur miliona klikime.
 
Image
Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat