Amiga shpërndan sekuenca me K-Albo

Mediale Vip

Amiga shpërndan sekuenca me K-Albo

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:06
Agon Amiga

Rep-artisti i njohur shqiptar, Agon Amiga ditë më parë ka paralajmëruar projektin e tij të rashës.

Kësaj here, bashkëpunimi do të jetë me reperin K-Albo, të cilët edhe më parë kishin pasur një këngë së bashku.

Sidoqoftë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Agoni ka publikuar disa sekuenca nga xhirimet e klipit të ri.

Në të shihen disa makina të brendeve të njohura, ndërsa ata merrnin poza të ndryshme para kamerës.

“Luja Luja” titullohet projekti i tyre, por që nuk kanë bërë ende të ditur ndonjë datë specifike për lansim. Kujtojmë se para një muaji, reperi ka sjell projektin e tij “Push It”, në bashkëpunim me Mercy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat