Adelina Tahiri me mesazhe të koduara: E kam engjëllin me armë

Mediale Vip

Adelina Tahiri me mesazhe të koduara: E kam engjëllin me armë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:55
Adelina Tahiri

Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri, di shpesh të jetë në top lista të mediave rozë.

Ndonëse jo shumë aktive në prurjet muzikore, bukuroshja bionde nuk i lë anash postimet nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Adelina ka publikuar një fotografi nga makina ndërsa ka përçuar një mesazh të koduar.

E mbushur me aksesorë, një qafore e saj kishte një engjëll me një armë në dorë, ndërsa prej saj duket se është inspiruar.

“E kam engjullin me kallash”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Përndryshe, ajo është mëse e njohur për jetën luksoze dhe veshjet ekstravagante që mban të pothuajse secilën paraqitje të saj.

“Pergjithmone” titullohet projekti i saj i fundit i realizuar para dy vitesh, ndërsa për ndonjë risi të re ajo ende nuk ka paralajmëruar adhuruesit e muzikës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat