Ndahen e pajtohen, ç’po ndodh me martesën e ‘Kahramanit’? Flet bashkëshortja e tij - Bota Sot
Ndahen e pajtohen, ç’po ndodh me martesën e ‘Kahramanit’? Flet bashkëshortja e tij

Mediale Vip

Ndahen e pajtohen, ç’po ndodh me martesën e ‘Kahramanit’? Flet bashkëshortja e tij

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:59
Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan

Aktori turk Ozcan Deniz vazhdon të jetë në vëmendje të mediave turke për jetën e tij private. Aktori dy vite më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me Feyza Aktan, por martesa e tyre nuk zgjati për shumë. Vetëm pak kohë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, u përfol se Ozcan dhe Feyza i kishin dhënë fund martesës dhe kishin firmosur divorcin.

Mirëpo gjatë muajve të karantinës mediat turke raportuan se çifti ishte bashkuar dhe po jetonin së bashku. Në këtë situatë, ka mbetur e paqartë nëse çifti janë vërtet bashkë apo jo. Kështu gazetarët turq kanë pyetur bashkëshorten e aktorit e cila u fotografua nga paparacët teksa shkonte diku, e veshur me fustan xhinsi, shapka, çantë dhe maskë në fytyrë.

“A është e vërtetë që po jetoni bashkë me zotin Ozcan?”, e pyetën gazetarët Feyzan. “Më duhet të shkoj diku”-u përgjigj ajo duke nxituar hapat dhe buzëqeshi. Kujtojmë që aktori Ozcan Deniz u bë shumë i famshëm në vendin tonë me rolin e “Kahramanit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat