‘E kam ndjerë mungesën e babait në shtëpi’, Graciano Tagani tregon si ka ndikuar tek ai ndarja e prindërve - Bota Sot
‘E kam ndjerë mungesën e babait në shtëpi’, Graciano Tagani tregon si ka ndikuar tek ai ndarja e prindërve

Mediale Vip

‘E kam ndjerë mungesën e babait në shtëpi’, Graciano Tagani tregon si ka ndikuar tek ai ndarja e prindërve

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 06:12
Graciano Tagani

Në rubrikën Trotuar në “E Diell” këtë të diel u diskutua për “mamatë single”. Si një fëmijë i rritur me prindër të divorcuar, balerini Graciano Tagani rrëfeu përjetimin personal.

Ai tha se prindërit e tij janë divorcuar shumë vite më parë dhe ai e ka ndjerë mungesën e një figure mashkullore në shtëpi. Megjithatë balerini shtoi se kjo gjë nuk ka bërë që ai të marrë një drejtim të gabuar në jetën e tij, sepse e ëma është kujdesur të mos i mungojë asgjë.

“Unë jam rasti që jam rritur vetë me prindër të ndarë. Normalisht më ka munguar prezenca e babit në familje, por s’ka ndikuar aspak në një rritje jo të mirë timen. Ndërkohë që mami më ka plotësuar gjithmonë gjithçka. Sakrificave të tilla unë i përulem dhe për mua [nënat që ia dalin të vetme] janë heroina”, -tha Graciano.

Ndërsa Fjodora Fjora, e cila është një mama single, tha se kur i biri sheh fëmijët e tjerë që i kanë të dy prindërit, e pyet se ku është babi. Ajo ka rrëfyer se është përpjekur t’i shpjegojë se ekzistojnë shumë forma familjesh në botë – ato që kanë mamin dhe babin, ato që kanë vetëm babin, ato që kanë vetëm mamin, si dhe ato mund të mos kenë as njërin e as tjetrin, por kanë dikë tjetër shumë të rëndësishëm për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat