Kjo foto e Lori Hoxhës s'është ashtu siç duket: Një nga periudhat më të këqija të jetës sime - Bota Sot
Kjo foto e Lori Hoxhës s'është ashtu siç duket: Një nga periudhat më të këqija të jetës sime

Mediale Vip

Kjo foto e Lori Hoxhës s'është ashtu siç duket: Një nga periudhat më të këqija të jetës sime

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 06:18
Lori Hoxha

Si sot dy vite më parë, Lori Hoxha postoi një foto ku shfaqej në një varkë, duke pirë çaj me vështrimin nga deti i pafundmë. Thjesht duke parë këtë foto, gjithkush do ta kishte zili. Madje, edhe komentet thonë “Ti e ke në terezi”.

Si për ironi, Lori jo vetëm që nuk e ka pasur në terezi, por kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Në një ripostim në Instastory, Lori ka treguar çfarë fshihet realisht pas kësaj fotoje kaq relaksuese në pamje të parë.

“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo ishte një nga periudhat e ankthit më të këqija të jetës sime dhe të qenit në një varkë më trembi, duke qenë se nuk kisha akses në spital. Nëse vuani nga ankthi/paniku e kuptoni për çfarë po flas. Mungesa e kontrollit s’më la të shijoja asgjë nga ato që po bëja. Kjo foto s’ka lidhje me atë që vërtet ndjeja në atë moment dhe e tregon qartë se nuk jemi ajo që dukemi apo ajo që postojmë. Mund të dukem sikur po jetoja ditët më të mira të jetës sime, por gjithçka që doja në ato momente ishte pak qetësi”, -ka shpjeguar ajo.

Lori ka folur shpesh për problemet e saj me ankthin, si e përjeton apo si e ka trajtuar dhe ka qenë gjithmonë e hapur për të treguar rreth përjetimeve të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat