Në përvjetorin e 21, David Backham e kujton kështu herën e parë që e pa Victoria-n - Bota Sot
Në përvjetorin e 21, David Backham e kujton kështu herën e parë që e pa Victoria-n

Mediale Vip

Në përvjetorin e 21, David Backham e kujton kështu herën e parë që e pa Victoria-n

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 06:29
David Beckham, Victoria

David Beckham ka ndarë me të gjithë historinë kur e pa për herë të parë gruan e tij të ardhshme, Victoria-n.

Çifti festoi 21 vite martesë të shtunën dhe të dy e festuan këtë ditë të rëndësishme duke postuar për njëri-tjetrin në llogaritë përkatëse në Instagram.

Ai ndau një video të ëmbël që përfshinte disa foto nga kujtimet e tyre së bashku, e cila kishte në sfond këngën e “Spice Girls”, “ Say You'll Be There”.

David, 45 vjeç, e ka parë Victoria-n për herë të parë teksa po dëgjontë këtë këngë dhe nuk mund ta harronte vajzën seksi të veshur me një fustan të zi.

Babai i katër fëmijëve tha që ishte me ish-lojtarin e “Manchester United Gary Nevile” në atë kohë.

Victoria dhe David u martuan në qershor të 1999-ës dhe aktualisht kanë Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 vjeç dhe Harper, 8 vjeç.

David shkruajti tek videoja: "Rreth 23 vjet më parë po qëndroja në një dhomë me Gary Neville dhe “Spice Girls” u shfaqën në TV.

Unë u ktheva nga Gary dhe i thash 'Ohhhh më pëlqen ajo e veshur me të zeza".

"Kush e mendonte se pas kaq vitesh ne do të festonim 21 vjetorin e martesës dhe do të kishim 4 fëmijët më të bukur dhe më të përsosur .. Faleminderit & Gëzuar përvjetorin, të dua @victoriabeckham."

Ndërkohë Victoria, e shoqëroi videon me këngën e Elton John, “Something About the Way You Look Tonight”.

Ajo ka shkruajtur në Instagram: "Gëzuar përvjetorin @davidbeckham. Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 21 vite që kur thamë 'pranoj'.

"Katër fëmijë, katër qen, aq shumë të qeshura dhe unë të dua më shumë çdo ditë. Xxxxxx."- përfundoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat