Partneri i Katy Perry-t mezi i pret netët pa gjumë pas lindjes së vajzës

Mediale Vip

Partneri i Katy Perry-t mezi i pret netët pa gjumë pas lindjes së vajzës

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 07:32
Katy Perry dhe Orlando Bloom

Aktori, Orlando Bloom është tejet i emocionuar që do të bëhet përsëri baba.

Ylli i Hollivudit, 43 vjeç, po pret fëmijën e tij të dytë dhe vajzën e parë me të fejuarën Katy Perry.

Ai tha se përvoja me djalin e tij nëntë vjeç ka qenë “magjike” dhe mezi pret ta përjetojë këtë ndjesi përsëri me vajzën e tij.

Flynn është djali që lindi nga martesa me ish-gruan, Miranda Kerr.

Ylli i “Pirates of the Caribbean”, Orlando, i ka thënë “Good Morning America”.

“Jam i emocionuar. Është një kohë magjike kur një engjëll shfaqet në planet. Unë kështu e ndjej. Mezi po i pres netët që do të qëndroj zgjuar deri natën vonë”, ka thënë Bloom.

Edhe pse ata nuk janë ende të sigurt për emrin, është raportuar më parë se Katy dëshiron ta quajë si gjyshja e saj, Ann Pearl Hudson, e cila vdiq në mars, në moshën 99-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat