Një trekëndësh dashurie: Stefano e tradhtoi Belen-in me Alessia Marcuzzi-n? - Bota Sot
Një trekëndësh dashurie: Stefano e tradhtoi Belen-in me Alessia Marcuzzi-n?

Mediale Vip

Një trekëndësh dashurie: Stefano e tradhtoi Belen-in me Alessia Marcuzzi-n?

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 06:54
Stefano, Belen, Alessia Marcuzzi

Ndarja e Belen Rodirguez dhe Stefano De Martino-s pak muaj pas ribashkimit të bujshëm është një nga temat më të përfolura në mediat rozë italiane. Portali gossip Dagospia insiston së mes blerinit Stefano De Martino dhe moderatores Alessia Marcuzzi ka një marrëdhënie dashurie, që sipas tyre ka qenë edhe arsyeja pse ai dhe Belen i dhanë sërish fund lidhjes. Lajmi bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale dhe filloi të aludohej aq shumë, saqë De Martino reagoi në Instagram, duke i quajtur të gjitha si "lajme të rreme".

Balerini qartësoi se nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë çështje dhe se ai ishte mik i ngushtë, si i Alessia Marcuzzi-t, ashtu edhe i bashkëshortit të saj, Paolo Calabresi-t (për të cilët u tha për një kohë të gjatë se ishin në krizë, por nuk u konfirmua kurrë).

Stefano tha se “kishte qeshur me madhe" së bashku me ta rreth këtij lajmi. Por, edhe pas këtij mohimi, Dagospia këmbëngul në versionin e mëparshëm, duke thënë se Belen i ka zbuluar tradhtitë e përsëritura të burrit të saj përmes iPad-it të tij të lidhur me telefonin e saj celular.

Cilado qoftë e vërteta, ky trekëndësh i papritur është padyshim një nga temat më të përfolura këto kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat