Vdes aktori i Disney

Mediale Vip

Vdes aktori i Disney

Nga: E.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:55
Sebastian Athie

Sebastian Athie, ylli i Disney,ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar Disney nga një deklaratë për media.

 “Pusho i qetë, Sebas. Arti dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë. Na vjen shumë keq për vdekjen e Sebastian Athie dhe do ta kujtojmë atë përgjithmonë falë talentit, shoqërisë, profesionalizmit dhe mbi të gjitha zemrës së tij të madhe. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë fansave të tij ”, shkruhet në komunikatën e Disney, transmeton “Bota Sot”.

Aktori ishte 24 vjeçar, dhe ende nuk është bërë i ditur shkaktari i vdekjes së tij.

Aktori njihej për rolin e tij në serinë televizive hit, “O11CE”, ku e ka portretizuar Lorenzo Guevaran. Seria e shtjellon historinë e një lojtari të futbollit i quajtur Gabo, i cili fiton bursë nga “Instituti Akademik Sportiv” që i përkrahë studentët që merren me sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat