Rita publikon imazhe nga vizita në Paris, thotë se është turistja më e keqe në botë - Bota Sot
Rita publikon imazhe nga vizita në Paris, thotë se është turistja më e keqe në botë

Mediale Vip

Rita publikon imazhe nga vizita në Paris, thotë se është turistja më e keqe në botë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:09
Rita Ora

Rita këto ditë udhëtoi për vizitë në Francë.

Pas disa muajsh qëndrimi e mbyllur në Londër, Rita Ora ka udhëtuar për në Francë.

Këngëtarja nuk ka publikuar shumë fotografi nga atje, madje këtë gjë thotë se e ka pikë negative, ngase realizon shumë pak imazhe për t’i mbetur kujtim.

Ajo postoi disa fotografi ku shfaqet e veshur me xhinse dhe këmishë të bardhë me dekolte të hapur, ndërsa nuk i mungonin masat mbrojtëse.

“Mendoj se mund të jem turistja më e keqe në botë. Gjithashtu, më duhej të dilja nga makina për një çast të shpejtë. Sidoqoftë kjo është gjithçka që kam”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë se këngëtarja para pak javësh kishte deklaruar se ka filluar punën intenzivisht për albumin e ri muzikor.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat