Stresi zbulon publikisht se është me Keisin, poston foton me vjehrrën dhe ka një dedikim

Mediale Vip

Stresi zbulon publikisht se është me Keisin, poston foton me vjehrrën dhe ka një dedikim

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:53
Stresi dhe Kejsi

Pavarësisht problemeve apo pengesave që mund të kenë hasur në lidhje, Keisi dhe Stresi, kanë treguar se dashuria triumfon gjithmonë.

Është përfolur shpeshherë për një ndarje të mundshme të çiftit, edhe pse dedikimet e ndryshme në rrjetet sociale apo edhe unaza në dorën e Keisit, tregonin se mes tyre ende ekziston diçka romantike.

U duk sikur situata u bë serioze kur në rrjet qarkulloi një lajm sipas të cilit, reperi i njohur për publikun shqiptar, kishte nisur një lidhje të re me modelen bionde, Atalanta Kërçyku.

Mirëpo, ku lajm rezultoi i pavërtetë dhe këta e konfirmoi vetë reperi, i cili tha për “Iconstyle.al” se nuk e njeh fare vajzën në fjalë dhe se është i martuar. Më pas, Keisi për t’i vënë vulë muhabetit u shfaq duke dëgjuar këngët e reperit në një video live në “Instagram”,

Ndërkohë një ditë më parë, Stresi ka postuar një foto me mamanë e Keisit dhe krahas fotos shkuan: “Me vjehrrën më të mirë”.

Epo duhet ta pranojmë se reperi me këtë që ka shkruar jo vetëm na vërtetoi se vijon të jetë krah Keisit, por është edhe ëndrra e çdo vjehrre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat