‘Kahraman’ rikthehet me një serial të ri dhe nuk do ta besoni cila do jetë partnerja e tij - Bota Sot
‘Kahraman’ rikthehet me një serial të ri dhe nuk do ta besoni cila do jetë partnerja e tij

Mediale Vip

‘Kahraman’ rikthehet me një serial të ri dhe nuk do ta besoni cila do jetë partnerja e tij

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:21
Ozcan Deniz

Aktori Ozcan Deniz është ndër figurat kinematografike më të njohura në Turqi dhe jashtë vendit.

Ai e ka nisur aktrimin që në vitet ’90 dhe më pas u bë shumë i famshëm në rolet e tij në telenovela.

Dy prej tyre janë transmetuar edhe në Shqipëri, duke përmendur këtu “Një pjesë e imja”, ku luante rolin e “Kahramanit” dhe seriali “Nusja nga Stambolli” në rolin e “Farukut”.

Pas përfundimit të serialit “Nusja nga Stambolli”, Ozcan Deniz nuk e kemi parë në asnjë serial tjetër.

Aktori iu përkushtua familjes dhe djalit të tij.

Mirëpo së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se ai do të rikthehet me një serial të ri që do mbajë titullin “Seni çok Bekledim” (Të kam pritur shumë) dhe thuhet se partnerja e tij në serial do jetë aktorja Irem Helvacioglu.

Kjo e fundit është gjithashtu shumë e njohur me rolin e “Nefesit”, në serialin “Lot ne Detin e Zi”.

Fansat presin me padurim që t’i shohin këtë dyshe në ekran dhe pritet që ky serial të ketë shumë sukses.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat