Gazetarja shqiptare flet me emra, tregon të ftuarin më të bezdisshëm dhe më simpatiken

Mediale Vip

Gazetarja shqiptare flet me emra, tregon të ftuarin më të bezdisshëm dhe më simpatiken

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:58
Dasara Karaiskaj

Gazetarja Dasara Karaiskaj është dalluar gjithmonë për karakterin e drejtpërdrejtë që ka.

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo nuk nguroi të rehatohej gjatë intervistës duke shtrirë këmbët mbi divanë.

Dasara ka zbuluar edhe disa të fshehta për punën e saj në showbiz prej 7 vitesh. Ajo ka treguar se personazhi më i bezdisshëm që ka pasur të ftuar në studio ka qenë këngëtari i njohur Majk.

“I ftuari më i bezdisshëm ka qenë  Majku se ka filluar dhe mbaruar intervista me ‘po’, ‘jo’, ‘po’, ‘jo’ dhe nuk fliste fare”, tha Dasara.

Më tej, ajo ka pohuar se e ftuara më e rehatshme ka qenë aktorja Ema Andrea.

“I ftuari më i mirë nuk e mbaj mend se ka shumë vite të tëra punë. Nuk e di pse erdhi në mend Ema Andrea se me atë ke qejf të bisedosh”, shtoi gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat