“U zgjova me lajmin e bukur”- Çiljeta Xhilaga flet për planet për zgjerimin e familjes me Alban Hoxhën - Bota Sot
“U zgjova me lajmin e bukur”- Çiljeta Xhilaga flet për planet për zgjerimin e familjes me Alban Hoxhën

Mediale Vip

“U zgjova me lajmin e bukur”- Çiljeta Xhilaga flet për planet për zgjerimin e familjes me Alban Hoxhën

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:44
Çiljeta Xhilaga

Pak ditë më parë qarkulluan lajmet se këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj Alban Hoxha ishin në pritje të një fëmije.

Këngëtarja i hodhi poshtë këto thashetheme duke u shprehur se megjithëse ishte një lajm i bukur, nuk ishte i vërtetë.

Në një intervistë në emisionin “Rudina”, Çiljeta Xhilaga tha: “Unë u zgjova me lajmin e bukur. Mu duk i bukur si lajm. E kalova me sportivitet. Thashë njëherë na ndajnë, njëherë na bashkojnë, njëherë na lënë shtatzënë. S’po marrim vesh. Unë i deklaroj vetë gjërat sepse nuk i mbaj dot, si për mirë ashtu edhe për keq.”

Ndërsa për sa i përket planeve për zgjerimin e familjes me Alban Hoxhën, ajo u përgjigj: “Ato punë i di Zoti, e di Ai kur i jep gjërat.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat