Këngëtarja shqiptare preket nga Covid-19: Ju që e fshihni virusin, t’ju vijë turp! - Bota Sot
Këngëtarja shqiptare preket nga Covid-19: Ju që e fshihni virusin, t’ju vijë turp!

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare preket nga Covid-19: Ju që e fshihni virusin, t’ju vijë turp!

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:42
Adelina Thaçi

Këngëtarja Adelina Thaçi ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se është infektuar me Covid-19.

Ajo është shprehur se nuk ka mundur të mbrohet pavarësisht kujdesit të madh që ka treguar, duke mos dalë nga shtëpia 3 muajt e parë, ndërsa muajin e fundit gjithmonë me maskë dhe doreza.


Adelina ka treguar se ka pasur simptoma si: lodhje e trupit, dhimbje të syve, kokës dhe qafës, si dhe temperaturë 37.5.

Këngëtarja ka shprehur indinjatën e saj ndaj njerëzve të papërgjegjshëm që i hasim çdo ditë dhe që e fshehin pa u ardhur turp. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve të pasjien me masa mbrojtëse dhe të mos e fshehin nëse janë pozitivë.

“Të dashur miq e familjarë,

Pas kaq muajsh të kujdesit në maksimum nga ky virus, pa dal asnjëherë pa maska dhe pa doreza, besa 3 muajt e parë, as nga shtëpia.

Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe fshehin pa asnjë fije turpi.

Unë hasa në këto simptoma, para dy ditësh, pra;

Lodhje të madhe të trupit;

Dhimbje të syve lart, poshtë, anash, kokëdhembje dhe qafa;

Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo kollë;

Temperaturë 37.5.

Pra, këto ishin simptomat e mia dhe bëra testin, që para pak çastesh më rezultoi pozitiv. Ju lutem mos fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet t’ju vijë turp, e që e di që jeni të shumtë! Me respekt Adelina Thaqi Meta.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat