Rrahu brutalisht të dashurën, gjykata merr vendimin për aktorin e njohur turk

Mediale Vip

Rrahu brutalisht të dashurën, gjykata merr vendimin për aktorin e njohur turk

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:35
Ozan Guven akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij

Ditë më parë një skandal lidhur me një prej aktorëve më të njohur turq pushtoi mediat turke.

Ozan Guven i njohur prej rolit të Rustem Pashait në serialin e madhërishëm akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij.

Dhe ditën e sotme gjykata ka marrë vendimin për aktorin.

Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij.

Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura.

Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat