Meghan Markle, “e dyta e përjetshme”, të gjithë ankesat e dukeshës!

Mediale Vip

Meghan Markle, “e dyta e përjetshme”, të gjithë ankesat e dukeshës!

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 20:00
Meghan Markle

Meghan Markle paska vuajtur indiferencën e Buckingham Palace, që ndaj thashethemeve dhe akuzave të pavërteta nuk ka dashur të përgjigjet. Jo vetëm kaq: “ Është ndjerë gjithmonë numri dy pas Kate Middleton”.

“ E frustruar”, “ E palumtur”, “E trishtuar”; këto janë disa nga epitetet e përdorur për ish aktoren në periudhën kur jetonte nën kontrollin e kurorës britanike.

Sipas autorit Tom Quinn, Meghan “ ka vuajtur mungesën e vëmendjes që kishte bindjen se i takonte”, duke u ndjerë numri dy gjithmonë pas Kate, dhe nuk ia ka falur mbretëreshës heshtjen e saj. Ka zëra ndërkohë që thonë se Meghan nuk kishte sesi pretendonte më shumë vëmendje se “nusja e parë” që do të jetë edhe mbretëresha e ardhshme. Të njëjtët njerëz kujtojnë sesi përkundër rregullave të rrepta të monarkisë, ajo u prit krahëhapur pavaraësisht origjinës dhe një martesë të dështuar pas krahëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat