Largohet nga ‘Portokallia’ Xhemi Shehu, mësohet kush do e zëvendësojë - Bota Sot
Largohet nga ‘Portokallia’ Xhemi Shehu, mësohet kush do e zëvendësojë

Mediale Vip

Largohet nga ‘Portokallia’ Xhemi Shehu, mësohet kush do e zëvendësojë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 21:28
Xhemi Shehu

Ditën e sotme u përfol se moderatorja Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen e saj nga media ‘Top Channel’. Në këtë mënyrë programi i njohur i humorit ‘Portokalli’ mbetej pa një moderatore në krye mirëpo duket se zëvendësimi i bukuroshes është kryer në një kohë rekord dhe pa humbur shumë kohë.

Burimet bëjnë të ditur se sezonin e ardhshëm spektaklin e humorit, do ta drejtojë Eneda Tarifa.

Pas katër vitesh mungesë Tarifa rikthehet sërish në ekranin e “Top Channel” për ta nisur pikërisht aty ky e la, duke drejtuar “Portokallinë”.

Ndërkohë për largimin e Xhemit nga ekrani i Top Channel nuk është dhënë asnjë deklaratë si nga ana e moderatores e cila kishte 17 vite që punonte në atë media, apo dhe nga ana e këtyre të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat