“Askush s’mund ta kuptojë dhimbjen”, Stresi dhe Keisi humbin pjesëtarin më të veçantë të familjes

Mediale Vip

“Askush s’mund ta kuptojë dhimbjen”, Stresi dhe Keisi humbin pjesëtarin më të veçantë të familjes

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 09:02
Stresi dhe Keisi

Në llogarinë e tij në Instagram, Stresi ndau me ndjekësit një lajm që e pikëlloi pa masë.

Qeni i tij Dei ndërroi jetë disa orë më parë dhe kjo ishte dita më e trishtuar për reperin.

Ai ka treguar ndjenjat e tij të sinqerta në Instagram, duke na e thyer edhe ne zemrën.

“Askush s’mund ta kuptojë dashurinë apo dhimbjen për të, vetëm ai kush e ka provu vetë.”- janë fjalët pikëlluese të Sresit për qenin e tij besnik.

Dei ishte prej vitesh pjesëtar i familjes së reperit dhe sigurisht partnerja e tij, Keisi, ishte miqësuar tepër me të.

Image
Stresi

Sapo ka mësuar lajmin, Keisi gjithashtu ka treguar hidhërimin e saj të madh në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë video me qenushin nga momentet e tyre më të bukura së bashku, ndërsa postimin e ka shoqëruar me emoji me sytë plot lot.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BKC Official (@bkc___) on

Dashuria për kafshët është e pakushtëzuar dhe kush ka të tilla vetë, do ta kuptojë më mirë dhimbjen e thellë të Stresit dhe partneres së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat